Kajro, shpërthim në një fabrikë kimike, 12 të lënduar

13.07.2018 12:04

Një shpërthim në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, ka shkaktuar lëndimin e 12 personave...

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital teksa ka filluar hetimi për shkaqet e incidentit. Një zëdhënës i ushtrisë tha se mendohet se shpërthimi u shkaktua nga temperaturat e larta në një depo karburanti, por kjo ende mbetet për t’u hetuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, zhurma e shpërthimit ishte shurdhuese dhe flakët mund të shiheshin nga distanca. Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur, konfirmoi Ministria e Aviacionit të Egjiptit.