Trump: Brexit do të vrasë marrëveshjen e tregtisë
13.07.2018 12:10
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Britania e Madhe "ndoshta nuk do të bëjë një marrëveshje tregtie me ShBA-në, nëse plani Brexit do të shkojë përpara"...

Ai i tha për “The Sun” se plani "ndoshta do të vriste marrëveshjen", pasi do të thotë se ShBA-të do të merreshin me Bashkimin Evropian në vend të Britanisë së Madhe. “Douning Street” ende nuk ka reaguar ndaj vërejtjeve të tij.
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka krijuar mundësinë për një marrëveshje të tregtisë së lirë të ShBA-ve me Trumpin, në vizitën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar si president. Ajo tha se Brexit ishte një "mundësi" për të krijuar zhvillim në Britani dhe ShBA.
