Maqedoni
Gjykatësi në pushim mjekësor, shtyhet për më 25 shtator gjykimi për “Tenderët”
13.07.2018 14:40
Është shtyrë për më 25 shtator seanca për rastin “Tenderët”, të hapur nga PSP....

Shkas është pushimi mjekësor i gjykatësit, Osman Shabani, i cili është sëmurë që nga e mërkura.
Në rastin “Tenderët”, e akuzuara kryesore është ish-ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, që bashkë me dy anëtarë të Komisionit për Furnizime Publike, dyshohen për keqpërdorime në tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës Maqedonase për shtetësi dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”.
Në seancën e shtatorit, ose në terminin e dytë rezervë të caktuar për më 4 tetor, do të dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë dhe mbrojtjes.
