Botë

Kinë: Rritet në 381 numri I viktimave, 1800 të lënduar

04.08.2014 15:21

Ka shkuar mbi 380 numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti 6.1 ballë, i cili goditi rajonin jug-perëndimor të Kinës gjatë ditës së diel...

Ka shkuar mbi  380  numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti 6.1 ballë, i cili goditi rajonin jug-perëndimor të Kinës gjatë ditës së diel.
 
Mbi 1800 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Autoritetet lokale kanë dërguar më shumë se 7,000 shpëtuesit në zonën e tërmetit, duke përfshirë trupa, policë, ushtar, zjarrfikës dhe zyrtarët të qeverisë. Ekipet në teren thonë se e kanë të vështir kërkimin, sepse hapja e rrugëve ju merr shumë kohë, për 4 orë arrin të pastrojn vetëm 1 km. 
 
“4 orë po hapim rrugën dhe kemi arritur të pastrojme rreth 1km. të gjitha rrugët jaën të bllokuara me gurë dhe baltë.Gjithashtu ka edhe shkëmbinj të mëdha” thotë një shpëtimtar vullnetar. 
 
Në trajtimin e  të lënduarve nga termeti janë bashkangjitur Kryqi I Kuq dhe shumë organizata joqeveritare. Ndërsa në teren janë edhe mjekët të cilët bëjn çmos për të shpëtuar sa më shumë jeta.  
 
“Ne kemi më shume se 60 mjek, punojm në dy grupe për të shpëtuar personat e lënduar. Kurr arritëm ne të gjitha shtëpit ishin të shembura. Trupat e vdekur ishin kudo dhe poashtu kishte shumë njerëz të plagosur. Ne trajtuam shumë pacientë në Luomakou dhe pastaj kemi ngritur qendra të tjera mjekësore këtu” deklaroi Çen Vangcang, Mjek në Spitalin e Ludianit .
 
Kushtet e pafavorshme të motit mund të pengojnë të shpëtimin e të lënduarve  dhe  të vështiresojne punën , sepse në zonën e tërmetit bie shi pa ndërprerë.  
 
Një zyrtar lokal, i cituar nga agjencia e lajmeve Xinhua, bën të ditur se shumë shtëpi janë shembur, ndërkohë që rrjeti shtetëror CCTV ka deklaruar se tërmeti ishte më i forti që ka goditur provincën në 14 vitet e fundi.
 
Në vitin 1970, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Yunnan-in, duke lënë të vrarë të paktën 15 mijë njerëz.
 
SANIJE KASAMI