Gruevski vonohet në seancë, Fetahi: Paraburgoseni, vonohet në çdo gjykim

13.07.2018 15:27

Ka filluar me vonesë seanca e sotme për rastin “Dhuna në qendër”....

Ka filluar me vonesë seanca e sotme për rastin “Dhuna në qendër”. Shkak i vonesës ishte, si gjithnjë, ardhja jo në kohë e ish kryeministrit Gruevski.

Prokurorja speciale, Fatime Fetai, tha se Gruevski vonohet gjithnjë, prandaj kërkoi që të paraburgoset ose të sillet në kohë i shoqëruar nga policia. Në të dyja rastet, sipas Fetait, seancat do të fillonin në kohën kur caktohen.

“Sipas nenit 380, paragrafi 3, i Ligjit për procedurë penale, duhet të arrestohet, kjo nuk është në rregull”, tha Fetai. Edhe prokurori, Gavril Bubevski, tha se i dyshuari për nxitje të dhunës në këtë rast vazhdon të mos respektojë as prokurorinë e as trupin gjyqësor.

Edhe ai kërkoi që Gruevski të sillet me polici, që të mos detyrohet që gjykata të presë nga 20 minuta ardhjen e tij. Pas këtyre deklarimeve, Gruevski u shfaq në sallë dhe mori vërejtje paralajmëruese nga gjykatësi, Dushan Josifov.

Në seancën e sotme të rastit “Dhuna në komunën Qendër” dëshmuan dy këshilltarë të LSDM-së.