“Telemon” nënshkruan marrëveshjen, 11 mln euro investim, 600 vende të reja pune
Qeveria nënshkroi marrëveshjen me Kompaninë amerikane “Telemon” për një investim prej 11 milionë eurosh....

Qeveria nënshkroi marrëveshjen me Kompaninë amerikane “Telemon” për një investim prej 11 milionë eurosh.
“Telemon”, kompania për prodhimin e kabllove elektrike për industrinë automobilistike, veç më ka bërë punësimet e para, ndërsa deri në fund të vitit në këtë kompani pritet të punësohen 50 persona. Me fillimin me punë me kapacitet të plotë pritet punësimi i rreth 600 personave.
“Planifikojmë t’i prodhojmë setet e para të kabllove për konsumatorët tanë veç më në vjeshtë të këtij viti. I kemi punësuar punëtorët tanë të parë në qershor dhe tani fillojmë me punësime të reja gjatë javës së ardhshme. Presim që deri në fund të këtij viti të kemi 50 të punësuar”,- deklaroi drejtori i “Telemon”, Tom Puza.
Nga qeveria thonë se investimi i kompanisë amerikane është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Maqedonisë. Kompania amerikane do të marrë edhe mbështetje financiare nga shteti.
“Do të investojnë fillimisht 4 milionë euro, do të punësojnë 300 persona, kurse planet janë që në fundi i procesit të tyre të investimit të mbarojë me 11 milionë euro me 600 të punësuar. Ne i inkurajojmë atë ta bëjnë dhe u premtojmë që qeverinë do ta kenë një partner të sinqertë, i cili vetëm do t’u ndihmojë që të arrijnë sukses në shtetin tonë, për shkak se suksesi i tyre do të jetë edhe suksesi ynë”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Është e parashikuar mbështetje në fushën e kthimit të investimeve në bazë të punësimeve me rroga me mbi 18.000 denarë, në bazë të eksporteve dhe për tatimin koorporativ dhe personal”,- u shpreh ministrja e investimeve të huaja, Zorica Apostollovska.
Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe kryeministri, Zoran Zaev, i cili tha se qeveria re e Maqedonisë fuqimisht mbetet aleate e kompanive të huaja që investojnë në Maqedoni. Një stimul plus për investitorët e huaj është edhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, i cili u jep atyre siguri dhe stabilitet, tha kryeministri Zaev. (Ersan Pajaziti, TVM2)
