Maqedoni

Tetovë: Tre të plagosur me armë zjarri

14.07.2018 12:57

Tre persona janë lënduar në shkëmbimzjarri në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve...

Tre persona janë lënduar në shkëmbimzjarri në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në qendrën klinikaën “Nëna Terezë” në Shkup.

Rasti është denoncuar në stacionin e policisë në Tetovë mëgjesin sot rreth orës 02:20. Lëndime trupore nga pistoleta ka marrë 37 vjeçari S.K. dhe 26 vjeçari S.K., ndërsa 49 vjeçari M.A, ka lëndime në kokë dhe raportohet se është në komë.

Që të tre për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, njoftojnë nga SPB-ja në Tetovë.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski deklaroi se menjëherë pas denoncimit në terren kanë dalë ekipet e SPB-së në Tetovë dhe nga Prokuroria publike dhe se nga vendi i ngjarjes janë marrë një revole me kornizë me tetë plumba dhe pesë gëzhoja.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet udhëtimi “Mercedes” me targa të Tetovës. Nga SPB-ja në Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.