Maqedoni

Ftesa për anëtarësim në NATO, qeveria organizon festë në 15 qytete

14.07.2018 13:17

Në 15 qytete të vendit sot do të festohet për marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO...

Në 15 qytete të vendit po festohet për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Festa organizohet nga qeveria me moton “Ecim përpara”, “Maqedonia në NATO dhe BE”.
 
Po festohet në Manastir, Veles, Gjevgjeli, Gostivar, Kavadar, Ohër, Kumanovë, Koçani, Kërçovë, Prilep, Strugë, Tetovë, Shtip dhe në kryeqendër.
 
Kryeministri Zoran Zaev, paraprakisht ka vlerësuar se marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, është ditë historike për Maqedoninë, që garanton të ardhme më të mirë për qytetarët e vendit, ashtu siç kanë vlerësuar edhe partit në pushtet dhe partite opozitare shqiptare.
 
Por ftesës për të festuar nuk i bashkangjitet VMRO-DPMNE-ja opozitare.
 
“LSDM po organizon festë me të cilën dëshiron ta shënojë shlyerjen e emrit Republika e Maqedonisë, shlyerjen e histories maqedonase, traditën dhe kulturën e cila është e shenjtë për popullin maqedonas”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. 
 
VMRO-DPMNE njëherit ka thirru protesta për të dielen, pasi vlerëson se marrveshja për emrin është e dëmshme për vendin. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ