Maqedoni
Qytetarët: Po jetësohet nevoja për treg të ri; Alla: punimet zhvillohen sipas dinamikës së paraparë
14.07.2018 14:50
Derisa punimet janë duke vazhduar me instezitin e paraparë në tregun e gjelbër të Bit Pazarit...

Derisa punimet janë duke vazhduar me instezitin e paraparë në tregun e gjelbër të Bit Pazarit, konsumatorët dhe shitësit shprehen optimist se më në fund do të kenë një treg që do ti përmbushë standardet e kërkuara bashkohohore.
Të anketuar nga TVM2, qytetarët por edhe shitësit shprehen se nevoja për një treg të këtillë është e kahmotshme.
“Ne jemi shumë vite që presim për tregun e Bit Pazarit që do riprarohet por kemi rra gjithmonë në një vesh të shurdhër. Por sa i përket asaj që kemi dëgjuar se do bëhet ndryshimi i ri dhe dhasht Zoti të bëhet, me shpresoj jetojmë”...
“Që kur po mundohen as paraking as asgjë. Vetëm duke pytur nuk bëhen gjërat, punë duhet, para duhet”...
“Sa i përket kushtve duhet të kemi ujë, kushte të mira, madje as korpa për mbeturina nuk kemi. Le të bëhet për më mirë por vetëm le të mos na e rrisin taksat neve bujqve, pasi ja me 20 denar punojmë. Gjtihcka që bëhet e re është e mirë kuptohet”...
“Më mirë të rregullohet ajo kuptohet pr sedi a do të rregullohet, si do të rregullohet krejt me dallavere mos po bëhet diçka se të rregullohet ajo dihet që do të jetë më mirë. Po thonë që do të ketë praking lartë dicka dhe besoj që do të bëht më mirë por sa do të vonohet sa do të shkoj për këtë ne nuk dijm asgjë”, shprehen qytetaret e anketuar për TVM2.
Nga Komuna e Çairit se me finalizimin e këtij projekti do ti jepet fund problemit shumëvjeçar të shitësve në njerën anë, dhe qytetarëve në anën tjetër.
“Punimet për ndërtimin e tregut të ri të Bit Pazarit, veçmë kanë filluar dhe zhvillohen me dinamikën e definuar paraparkisht. Nga kontaktet e vazhdueshme që sektori i urbanizimit ka pasur me ndërmarjen Tregu i Shkupit, duhet potencuar se gjithë procedura ligjore sa i përket komplemtimit të dokumentacionit për fillimin e projketit në Komunën e Çairit ka përfunduar, projekti është aprovuar dhe I njejti tashmë po relaiztohet me intenzitetin e paraprë. Me ndëritimin e tregut të ri të Bit Pazarit do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështja e mungesës së kapacitetit për zhvillimin e një tregëtie të denjë për tregatrët që zhvillojnë veprimarinë në atë zone”, shprehet zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla.
Alla potencoi se tashmë me rregullimin edhe të Bulevardit kryesor afër kësaj hapësire I është dhënë zgjidhje edhe problemit të vazhdueshëm me kaosin urbanistik në këtë pjesë te Bit Pazarit.
ZEKIRIJA MEXHITI
