Maqedoni

Një plumb qorr përfundoi në stomakun e një haraçinasi

14.07.2018 16:43

Në një çajtore në Haraçinë dje është lënduar një burrë njëzet e trevjeçar nga një plumb qorr...

I lënduari është dërguar në spitalin e qytetit ku i është dhënë ndihma mjekësore.
 
Nga MPB kumtuan se dje në ora 23 nga ana e Urgjencës është denoncuar se në një çajtore në rrugën "10" ku ka qenë mysafirë, E.I., është lënduar nga një plumb qorr.
 
Personi është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "Shën Naumi i Ohrit", ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është konstatuar lëndim sipërfaqësor nga një plumb qorr në pjesën e stomakut.
 
Policia ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.