Maqedoni

Mickovski: KSHZ pikë e fundit e pakos reformuese

14.07.2018 17:28

Kryetar i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski, demanton se partia e tij po e bllokon zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së...

Kryetar i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski, demanton se partia e tij po e bllokon zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, duke insistuar amnistimin e të akuzuar për dhunën e 27 prillit, porai insiston për ligjin e qeverisë dhe ligjin për financimin e partive politike.
 
Sipas tij KSHZ-ja është pikë e fundit e paketës së ligjeve reformuese.
 
“Nuk guxon KSHZ-ja të shihet si çështje e ndarë, ajo ishte pjesë e një pakos që filloi me të ashtuquajturit ligje reformuese, që u miratuan në muajt mars dhe prill të këtij viti, ku opozita mori pjesë në përpilimin e tyre por edhe në sjelljen e tyre kur edhe u kthye në parlament pas mungesës disamujore nga kuvendi. Hapi i dytë në të  gjithë këtë procedurë që atëherë u morëm vesh dhe e pranoi shumica ishte sjellja e ligjit për financimin e partive politike dhe ndryshimin e ligjit për Qeveri ku duhet të definohen të njëjtat kushte që i kishte opozita e kaluar në zgjedhjet e vitit 2016, e pas asaj si pikë e rendit të ditë vjen Komisioni Shtetërorë Zgjedhor”, shprehet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski.
 
Sa i përket mbajtjes se referendumit, Mickoski tha se përderisa nuk caktohet referendumi, pëdersisa nuk definohet pyetja e referendumit të gjitha mundësitë mbeten të hapura, edhe mund të mbahet edhe të mos mbahet, por referendumin e cakton shumica parlamentare në Parlament, me votat e 61 deputetëve.
 
Kryemisnitri Zoran ZAev dje ka deklaruar se shpresoj që opozita të mos ketë kushte që do të bllokojnë procesin e referendumit.
 
Ai njëherit pret që që KSHZ të formohet së shpejti dhe ka ftuar opozitën që së bashku të definojnë datën e mbajtjes së referendumit.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU