Maqedoni
MPB: Komiti e aktivizoi vetë bombën
04.08.2014 16:14
Një tifoz i skuadrës Vardar ka humbur njërën dorë ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në incidentin që ndodhi dje...

Një tifoz i skuadrës Vardar ka humbur njërën dorë ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në incidentin që ndodhi dje në tribunën e stadiumin "Tumbe Kafe" në Manastir, ku zhvillohej ndeshja mes Pelisterit dhe Vardarit, e që shënonte filllimin e kampionatit të ri të Maqedonisë në futboll.
Incidenti ndodhi pasi policia u kërkoi tifozëve mysafirë të lëshojnë tribunën. Gjatë përplasjes me policinë një fans i skuadrës së Vardarit ka aktivizuar një shok bombe me crast ka humbur dorën, ndërsa shumë të tjetër kanë marë lëndime.
“Gjatë ndeshjeve të këtilla që të mos vijë deri në përplasje mes grupeve të tifozëve, grupit mysafir i është thënë që të parët të lëshojnë stadiumin. Pasi kanë rrefuzuar të lëshojnë tribunën vullnetarisht, rreth 10 minuta para se të përfundojë ndeshja, është dhënë urdhër gojor për të shtypur grubin e tifozëve Komitë nga ana e nëpunësve policor me mburoja. Në një cast u ndëgjau shpërthim i fuqishëm nga një mjet shpërthyes, i cili është aktivizuar nga njëri nga tifozët, pas së cilit është krijuar rrëmujë ndërsa janë lënduar më shumë persona. Nga Grupi i tifozëve Komitët lanëdime kanë marrë tetë persona, prej të cilëve njëri ka lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë të tjere kanë lëndime më të lehta trupore” thonë nga MPB Manastir.
Nga Spitali Klinik në Manastir njoftojnë se njërit pacient i është amputuar dora e majtë dhe me kërkesë të tij është transportuar në Shkup.
Dy të tjerë janë udhëzuar në repartin për ortopedi ku kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe janë lëshuar në kurim shtëpiak.
Tre nga të lënduarit kanë marrë ndihmën e duhur mjeksore në repartinë për neurokirurgji, ndërsa në repartin për kirurgji po bëhen analizat për konstatimin e nivelit të lëndimeve të dy pacientëve të tjerë.
Të gjithë të lënduarit janë nga Shkupi, tifozë të Klubit Vardar.
SHPËTIM NUREDINI
