Maqedoni

Mot me diell, pasdite me kushte për reshje përmbytëse dhe bubullima

15.07.2018 12:07

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla...

Nga fundi i ditës dhe në orët e  mbrëmjes do të ketë ksuhte për reshje afatshkurtër lokal dhe bubullima të rralla, sidomos në pjesën veriperëndimore të vendit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 24 deri në 35 gradë Celsius. 
 
Indeksi UV do të jetë 9.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë mesatare, në disa momente e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 33 gradë Celsius.
 
Të martën dhe të mërkurën do të ketë rritje të pjesshme të vranësirave, ndërsa edhe paraqitje të jostabitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima./mia