Maqedoni
Ekspertët: MPB ka dështuar në vendosjen e rendit
04.08.2014 17:32
Rritja e numrit të vjedhjeve, veprave tjera penale në vend, por edhe incidentet e ndryshme sidomos në fushat sportive...

Rritja e numrit të vjedhjeve, veprave tjera penale në vend, por edhe incidentet e ndryshme sidomos në fushat sportive, të cilat dita ditës janë më të shpeshta, sipas ekspertëve në vend, flasin për mangësi profesionale në Ministrinë e brendëshme.
Profesori Universitar, Vlladimir Pivovarov, deklaron se riorganizimet në MPB kanë dështuar dhe kjo si rezultat i politikës së gabuar kadrovike që udhëheq ministria. Sipas tij duhet të bëhet hetim shkencor për konstatimin e mangësive dhe përmirësimit të punës efikase.
“Pas shumë organizimeve që u bënë në MPB për shkallën e veprimtarisë, nuk u arrit asnjë qëllim, respektivisht rezultatin të cilin e prisnim ne qytetarët, që është ulja e numrit e veprave penale, për fat të keq vetëm po shohim se numri rritet. Askush nuk dëshiron në këtë shtet të bëjë një hetim serioz me të cilin do të tangonim pikat e sakta të problemeve të cilat tangojnë shoqëronë tonë, ndërsa ato janë të shumta. Vetëm me atë hetim shkencor policia mund të konstatojë cilat janë problemet dhe në atë mënyrë të veprojë. Por që ju të veproni profesionalisht, me etike dhe moral, duhet të plotësohen disa parakushte. Për fat të keq tek ne kuadrot të cilat disa vitet e fundit prodhohen, në MPB nuk hyjnë në kategorinë e profesionistëve, kjo do të thotë se fakultetet për siguri edhe pse kanë prodhuar një seri plejade të kriminalistëve, ata sërisht janë në rrugë” thotë Pivovarov.
Pivovarov thotë se masa prevenimi duhet urgjentisht të merren edhe për incidentet në fushat sportive.
“Edhe pse ligji për ndeshje sportive parashikon që edhe organizatori i ndeshjes edhe policia kanë përgjegjësinë dhe pjesë e tyre në organizimin e ndeshjeve, megjithatë tek ne gjithçka është vendosur në kurriz të policisë dhe ky është një lëshim të cilën duhet në të ardhmen ta korrigjojmë. Nga ana tjetër policia në ndeshjet e këtilla të futbollit duhet të përkushtohet tek prevenimi i ardhjes së pasojave të këtilla të padëshiriuara, para, gjatë por edhe pas ndeshjes. Për diçka të këtillë është e nevojshme grumbullim i parakohshëm i informatave zbuluese, të cilat do të mund të tregojnë për kryerësit e mundshëm të veprave penale që shkaktohen në ndeshjes sportive” shprehet ai.
Profesori Pivovarov megjithatë vlerëson se nuk është mirë që gjatë ndeshjeve sportive të ketë incidente pasi ato mund të shndërrohen edhe në trazira masovike, për shkak se shoqëria ndodhet edhe në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale dhe kur më shunë faktor negativ implikohen në një faktor siguria mund të prishet në shkallë më të madhe.
MEFAIL ISMAILI
