Maqedoni
Masat aktive për vetëpunësim
04.08.2014 17:43
Të gjithë personat e papunë mund të shfrytëzojnë mundësitë për vetëpunësim dhe për hapjen e bizneseve të reja...

Të gjithë personat e papunë mund të shfrytëzojnë mundësitë për vetëpunësim dhe për hapjen e bizneseve të reja.
Agjencia për Punësim dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se në këtë mënyrë mund të ulet numri i të papunëve dhe të përmirësohet klima e biznesit në vend.
Drejtori I agjencisë për punësim, Vllatko Popovski prezentoi sot 4 masat active për vetëpunësim përmes kreditimit.
Projekti ka filluar në vitin 2008 dhe deri tani përmes tij janë regjistruar 2.666 firma me 2.874 të punësuar. Në kuadër të po këtij programi janë regjistruar edhe 1331 bujq.
“Në qershor u shpall lajmërimi përmes të cilit të interesuarit mund të fitonin 7.000 deri 23.000 euro me kushte shumë të volitëshme. Periudha e pagesës është 66 muaj me grejs periudhë 1.5 vjet. Sivjet është ndryshuar masa për objektet juridike të cilave ju miratohen 4 mijë euro për hapjen e një vendi të punës dhe maksimum 12 mijë euro për punësimin e 3 personave deri në 29 vjec” thotë drejtori I agjencisë për punësim Popovski.
Në konkursin e qershorit kanë aplikuar 22 objekte juridike për 36 punësime. Masat e reja active të punësimit do të azhurohen cdo muaj.
Sipas drejtorit Popovski, ata që nuk janë pranuar deri tani do të kenë mundësi të aplikojnë sërisht muajt e ardhshëm.
MEMEDALI JUSUFI
