Botë

Paris, incidente gjatë festimeve për botërorin

16.07.2018 10:25

Mbrëmë në bulevardin e famshëm parisien, në kuadër të festimeve për fitoren e Francës në Kupën e Botës...

Mbrëmë në bulevardin e famshëm parisien, në kuadër të festimeve për fitoren e Francës në Kupën e Botës, është kryer operacion “spastrimi” si pasojë e incidenteve dhe plaçkitjeve që kanë ndodhur.

Pas triumfit të Francës, një valë njerëzish mësyn në bulevardin e famshëm, duke kënduar dhe lëshuar britma të çdo lloji mes tymrave shumë-ngjyrëshe dhe flamujve francezë.

Dhjetëra tifozë të ekzaltuar kanë lëshuar objekte drejt vitrinave të dyqaneve, sidomos drejt farmacive, pak metra nga Harku i Triumfit, ku para pak kohësh ishin në projeksion emrat e futbollistëve ‘heronj’.

Agjentët e policisë kane përdorur gaz lotsjellës dhe turma është shpërndarë .Sipas shtypit francez, të rinj të ndryshëm, disa prej të cilëve ishin me kapuç, kanë plaçkitur dyqanet, duke marrë shishe vere dhe shampanje.

Pas 15-20 minutash, u dëbuan nga sheshi me doza të forta gazi lotsjellës, të lëshuara nga policia. Është shënuar edhe një person i vdekur, gjatë festimeve në Annecy.