Maqedoni
LSDM: Nuk i pranojmë mandatet
04.08.2014 18:25
LSDM edhe më tej mbetet në qëndrimin për mospranimin e mandateve të deputetëve...

LSDM edhe më tej mbetet në qëndrimin për mospranimin e mandateve të deputetëve. Ky vendim mund të ndryshojë vetëm nëse kthehet demokracia.
Liria e mediave dhe pavarësia në gjyqësi. Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski deklaroi sot se LSDM i ka të qarta kërkesat e saj por VMRO bën sikur nuk i kupton të njejtat.
Ne kemi 5 kërkesa konkrete që janë pjesë e strategjisë që e kemi parashtruar gjatë kohës kur dorëzuam mandatet, ka deklaruar sot nënkryetari i LSDM-së.
“Deri sa nuk i kuptoni ose bëni sikur nuk i kuptoni kërkesat tona, LSDM nuk do të pranojë mandatet e deputetëve, ju vazhdoni të kërkoni gabime dhe armiq tek të tjerët”, tha Mancevski në pres konferencën e sotme.
LSDM ka komentuar edhe vendimin e prokurorit public se nuk do të ngre padi penale ndaj ministers Gordana Jankullosvka.
Mancevski tha se LSDM dp të kërkojë drejtësinë në të gjitha instancat e tjera dhe organizatat ndërkombëtare. Sipas tij prokurori Marko Zvrlevski hodhi poshtë pa i shqyrtuar fletëpagesat me vulën e VMRO-së që LSDM I prezentoi publikisht. Madje pa marrë parasysh as dëshmitë e Zoran Tumbovskit.
“As nuk kemi pritur, e as që presim që Marko Zvrlevski të bëj detyrën e tij në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Është shumë i zënë me ahengjet dhe ballot në të cilat shkon me Mijallkovin dhe Gruevskin”, ka deklaruar nënkryetari I LSDM-së.
ZEJXHANE OSMANI
