Zaev paralajmëron takim liderësh
Kryeministri Zoran Zaev në konferencen e perbashket me komisarin Johanes Han....

Kryeministri, Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët me komisarin, Johanes Han, paralajmëroi për nesër mbrëma takim liderësh, me qëllim të tejkalimit të dallimeve me opozitën rreth referendumit, por dhe për censusin e nevojshëm për mbyllje më të shpejtë të kapitujve dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Eropian.
Punimet e grupeve punuese nga të dyja partitë politike, LSDM dhe VMRO, tani për tani i kanë pezulluar bisedimet sa i përket formimit të KShZ-së dhe Ligjit për financimin e partive politike, si dhe për kërkesën e VMRO-se për Qeveri teknike sipas modelit të marrëveshjes se Përzhinës. Kryeministri Zaev paralajmëroi takimin e liderëve, me ç’rast tha se që sot kanë filluar përgatitjet për takimin.
“Të gjithë duhet të mbetemi të përkushtuar në këtë moment, t’i ndihmojmë procesit, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, por dhe të partnerëve tanë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, sipas të gjitha gjasave, për nesër mbrëma do të thirrmi takim liderësh me qëllim të përshpejtimit të proceseve rreth përgatitjeve të Republikës së Maqedonisë për referendumin që duhet mbajtur”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
