Gjykata penale, lënda “Trust”, me fjalë përmbyllëse të prokurorisë vazhdon gjykimi

17.07.2018 11:22

Me fjalë përmbyllëse të prokurorisë, sot në Gjykatën penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën “Trust”...

Me fjalë përmbyllëse të prokurorisë, sot në Gjykatën penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në seancën e djeshme, fjalë përmbyllëse ka dhënë mbrojtja e të akuzuarve, të cilët theksuan se kjo aktakuze është ngritur në bazë të supozimeve të PSP-së e jo në bazë të gjendjes reale dhe provave. Ata thanë se gjithçka është kryer në përputhje me dispozitat ligjore.

Në seancën paraprake  prokurorët publik kërkuan konfiskim të pasurisë prej 17 milion euro nga firmat “Transmet” dhe “Sileks Nemetali”, që sipas tyre tenderi është fituar në mënyrë jo ligjore.

Gjiashtu prokuroria njoftoi se Safet Vasiq më nuk do të jetë i akuzuar si kryrës i veprës së bërë, por do të gjykohet si ndihmës, sepse është konstatuar se ai ka kryer vetëm “veprime ndihmëse”. 

Në lëndën “Trust” i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, midis të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “VATO”  për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.