Takimi Hahn – Zaev, Maqedonia në rrugë të mbarë për anëtare e BE-së

17.07.2018 13:13

Sot edhe zyrtarisht Maqedonia ka filluar procesin e skriningut për anëtarësim në Bashkimin Europian....

Sot edhe zyrtarisht Maqedonia ka filluar procesin e skriningut për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Komisioneri, Johanes Han, mori pjesë në seancën qeveritare për t’i inkurajuar dhe për ta definuar traektorët lëvizëse të Maqedonisë deri në fillim e bisedimeve në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Edhe kryeministri Zaev edhe Johanes Han pohuan se Maqedonia është në rrugë të mbarë për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, por për t’u arritur një gjë e tillë, do të jetë i domosdoshëm inkuadrimi dhe angazhimi i çdo subjekti dhe institucioni nga qeveria e deri tek sektori civil, për të kaluar si i suksesshëm referendum për emrin.

“Republika e Maqedonisë ka arsye të festojë dhe me këto arsye të lëshohet në punët që e presin, me qëllim që vitin e ardhshëm t’i fillojmë t’i hapim kapitujt e parë për anëtarësim. Para një viti në Bruksel, bashkë me komisionerin Han dhe me Mogerinin u dakorduam për ndryshimet e domosdoshme që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave. Ndërsa sot, së bashku me komisionerin Han, po e fillojmë procesin e skriningut dhe të përgatitjeve për fillimin e negociatave në vitin 2019. Han sot para nesh në seancën e Qeverisë shpalosi dinamikën dhe konstruktin e procesit të skriningut, ndërsa ne u pajtuam dhe menjëherë vendosëm pikat tonë të veprimit dhe të bisedimeve me BE-në”,- tha Zaev.

Komisioneri Han pohoi se procesi i skriningut është metodë e cila zbatohet me të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe se me procesin e skriningut do t’i mundësohet administratës së vendit që të njoftohet sa më mirë me ligjet e BE-së, dhe me inkorporimin dhe legjislacionet e Maqedonisë me atë të BE-së.

“Me kënaqësi sot mund të paralajmëroj dhe të sjell informacione të mira shtesë për vendin tuaj dhe për perspektivën europiane. Një hap i madh për ju paraqet edhe marrja e ftesës për të qenë pjesë e NATO-s, që tregon se është një siguri dhe prosperitet më i madh për qytetarët e këtij vendi. Qytetarët e Maqedonisë kanë pritur shumë dhe sot jeni shembull për rajonin dhe jeni tregues i mirë se i gjithë rajoni duhet t’i tejkalojë problemet me fqinjët. Dua t’u përcjell se keni mbështetje të fuqishme nga Institucionet Ndërkombëtare për këtë Marrëveshje me Greqinë, por tani vendimin final e kanë qytetarët e Maqedonisë, që do të duhet ta definojnë rrugën e së ardhmes së vendit të tyre. Dyert e BE-së janë të hapura dhe ju ju mbetet ta shfrytëzoni këtë mundësi. Dhe sot jam këtu që t’u them se procesi i skriningut mund të fillojë dhe ky proces i mundëson administratës që të njihet edhe më mirë me ligjet europiane”,- tha Han.

Zaev po ashtu bëri të ditur se për negociues kryesorë politikë dhe shef i delegacionit të Maqedonisë për bisedimet me BE-në ka nominuar Bujar Osmanin, ndërsa si ndërmjetësues teknik, Bojan Mariqiç.

Ndërsa qeveria urdhëron që Ministria e Jashtme të hartojë konceptin propozues për strukturën e bisedimeve, edhe atë deri në fund të këtij muaji. Han dhe Zaev dërguan porosi deri tek të rinjtë e Maqedonisë që masovikisht të dalin në referendumin për emrin, sepse përmes këtij referendumi varet perspektiva e tyre europiane të bëhet realitet. (Fitim Kryeziu, TVM2)