Takim i ri liderësh për referendumin, Zaev: t’i tejkalojmë dallimet

17.07.2018 12:45

Me sa duket nesër në mbrëmje do të mbahet takimi i liderëve për tejkalimin e problemeve....

Me sa duket nesër në mbrëmje do të mbahet takimi i liderëve për tejkalimin e problemeve dhe përshpejtimin e procesit për përgatitjen e referendumit për çështjen e emrit.

Kryeministri, Zoran Zaev, në takimin me komisarin, Johanes Han, në Shkup tha se në plan është që nesër liderët politikë të gjejnë zgjidhje për t’i filluar përgatitjen dhe për të realizuar referendum, i cili mbetet në vendnumërim për shkak të mosdakordimit të partive politike për anëtarët e rinj të KShZ-së. Gjatë ditës së sotme pritet konfirmimi i VMRO-DPMNE-së për takimin e liderëve.   

“Kemi informacione se shefi i opozitës Mickovski, të enjten do të udhëtojë jashtë vendit dhe për këtë arsye sot do t’i fillojmë konsultimet për të thirrur takim liderësh, i cili pritet të mbahet të mërkurën pasdite ose në mbrëmje, që ka për qëllim bashkërisht t’i përshpejtojë proceset për përgatitjen dhe realizimin e referendumit për çështjen e emrit”,- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.