Maqedoni
Përkujtohet jeta dhe veprimtaria e gazetarit dhe publicistit, Qani Mehmedi
17.07.2018 16:19
Në shenjë respekti dhe nderimi për gazetarin dhe publicistin, Qani Mehmedi, në një vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, familjarët, miqtë dhe shokët e veprimtarisë mediale...

Në shenjë respekti dhe nderimi për gazetarin dhe publicistin, Qani Mehmedi, në një vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, familjarët, miqtë dhe shokët e veprimtarisë mediale, sot vendosën lule të freskëta mbi varrin e tij dhe evokuan kujtime për kontributin kolosal që ai e dha në fushën e gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, si një vizionar dhe kreator aksionesh në të gjitha trevat shqiptare ku ai veproi si gazetar dhe misionar në proceset që u zhvilluan në mbarë hapësirat shqiptare.
Për të nderuar veprimtarinë e bujshme të gazetarit e publicistit, Qani Mehmedi, nesër me fillim në orën 19:00, në ambientet e teatrit “Faruk Begolli” në Prishtinë, do të mbahet akademia përkujtimore “Një vit pa Qaniun”.
SHABAN DALIPI
