Botë
Han në Tiranë, Shqipëria nis përgatitjet për negociata me BE-në
17.07.2018 18:04
Shqipëria ka nisur procesin përgatitor për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian...

Përgatitjet nisën me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, në takimin me anëtarët e kabinetit qeveritar, me ç’rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi vendosmërinë për punë sa më cilësore gjatë këtyre 12 muajve deri në qershorin e ardhshëm.
Ndërsa Hahn theksoi se nuk do të ketë kushte të tjera për Shqipërinë, por kërkoi avancim në zbatimin e reformave.
