Botë
Prishtinë, 18 vite burg për 7 pjesëmarrës në luftën në Siri
17.07.2018 19:18
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar shtatë persona me gjithsej 18 vjet e katër muaj burgim për vepra që ndërlidhen me terrorizëm...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar shtatë persona me gjithsej 18 vjet e katër muaj burgim për vepra që ndërlidhen me terrorizëm, pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe armëmbajtje pa leje.
Të dyshuarit janë arrestuar në maj të vitit 2015 dhe aktakuza atëkohë është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Për shumicën e të akuzuarve prokuroria ka thënë se kanë udhëtuar në zonat e luftës në Siri dhe më vonë janë kthyer në Kosovë, ku dhe janë arrestuar.
Disa nga të akuzuarit kanë pranuar veprat për të cilat ata akuzohen nga prokuroria.
