Turqi, burg të përjetshëm për tre persona
Burg të përjetshëm për 31 persona në Turqi, në kuadër të procesit gjyqësor...

Burg të përjetshëm për 31 persona në Turqi, në kuadër të procesit gjyqësor, ku u akuzuan 316 persona për përfshirje në veprimet që ndodhën në Komandën e Shkollave të Xhandarmërisë gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016.
Në mesin e të dënuarve është edhe ish-komandanti i shkollave të xhandarmërisë të asaj periudhe, gjeneral brigade Sadik Koroglu.
Procesi gjyqësor është zhvilluar në kampusin e institucioneve të Ekzekutimit Penal ”Sincan” në Ankara nga Gjykata e Krimeve të Rënda nr. 20 të Ankarasë, ku kanë qenë të pranishëm të akuzuarit dhe ata në gjendje të lirë si dhe avokatët e tyre.
Pas mbrojtjes së fundit të të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues, Melih Uçar, shpalli aktvendimin, ku thuhet se 31 persona janë dënuar me burgim të përjetshëm. Mes tyre bëjnë pjesë ish-gjeneralë brigade, ish-kolonelë, nënkolonelë dhe majorë.
