Botë
Oland: Historia tregon se armiqtë mund të bashkëpunojnë
04.08.2014 19:02
Krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë Evropa sot në Liezh të Belgjikës, morrën pjesë në kremtimin e 100 vjetorit të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore...

Krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë Evropa sot në Liezh të Belgjikës, morrën pjesë në kremtimin e 100 vjetorit të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Në këtë ceremoni morri pjesë edhe Kryeministri, Nikolla Gruevski.
Të gjithë të pranishmit u patuan , se kujtimet e para 100 vjetëve janë prezent akoma, por sot më shumë se kurrë jemi miq të njëri-tjetrin. Folësit kanë rikujtuar 8 milionë ushtarët dhe civiliët që ranë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Presidenti francez, Fransoa Olland, në fjalimin e tij me rastin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, gjithashtu iu referua luftrave të sotme në botë, si Iraku, Siria dhe Gaza, duke u rekomanduar udhëheqësve evropianë se nuk duhet të jenë neutrale në këto çështje.
"Për të gjithë ata që kanë humbur shpresën për arritjen e paqes në lindjen e mesme, ne nuk do mundeshim tu japim një mesazh më të mirë se atë të sotmin. Historia e Frances dhe Gjermanis dëshmon se me vendoshmëri mund të tejkalohet humbja e jetëve të pafajshme dhe se dy armiq të përbetuar mund që pas disa viteve të bashkëpunojnë”, tha Fransoa Olland, President I Francës
Lufta e Lieges, mes Belgjikës dhe Gjermanisë u kushtoi jetën 20 mijë personave dhe i hapi rrugë sukseseve të para të shtetit gjerman. Pikërisht me nisjen e luftimeve në këtë qytet, 4 gusht 1914, në luftë hyri edhe Britania e Madhe, duke i shpallur luftë Gjermanisë.
SANIJE KASAMI
