Botë
Armata siriane bombardoi një qytet në jug të Sirisë
18.07.2018 09:50
Armata siriane mbrëmë vonë ka kryer sulm masiv ajror ndaj qytetit Naua në provincën jugore Dara...

Armata siriane mbrëmë vonë ka kryer sulm masiv ajror ndaj qytetit Naua në provincën jugore Dara, ku, sipas dëshmitarëve okularë, ka civilë të vrarë dhe të plagosur.
Një banor lokal për agjencitë botërore deklaroi se ndaj qytetit shumë të banuar, i cili gjendet në afërsi të provincës Kueitra, janë gjuajtur dhjetëra raketa.
Paraprakisht këtë javë, armata filloi ofensivë në Kueitra, e cila kufizohet me Rafshnaltën izraelite të Golanit, për t'i kthyer zonat në pjesën jugperëndimor të vendit të cilat ende janë nën kontrollin e kryengritësve.
Bombardimi ka ndodhur vetëm disa orë pasi mijëra njerëz, të cilët ishin strehuar në afërsi të kufirit me Izraelin, u kthyen në qytet. Ata u kthyen pasi u tha se kryengritësit kanë arritur marrëveshje me ushtarët rusë që të dorëzohen, që do ta shpëtonte qytetin nga bombardimi, deklaroi një banor tjetër.
