Botë
Tre të vdekur dhe 10 të zhdukur, shembet godina në ndërtim
18.07.2018 10:15
Të paktën tre persona e kanë humbur jetën në kryeqytetin indian Nju-Delhi....

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e shembjes së një ndërtesë 6-katëshe në lindje të Nju Delhit.
Në kohën e aksidentit, të paktën 12 punëtorë po punonin në ndërtesë, sipas autoriteteve të kryeqytetit indian.
Deri tani tre kufoma janë gjetur në rrënoja nga ekipet e shpëtimit. Rreth 100 persona janë angazhuar në operacionin e kërkimit që prej të martës mbrëma.
