Botë
Në Meksikë 13 viktima në përleshje mes bujqve
18.07.2018 10:54
Së paku 13 persona janë vrarë në përleshjen mes bujqve të armatosur, të cilët u përleshën për një tokë në shtetin Oahaka, në jug të Meksikës...

Autoritetet lokale kumtuan se një person llogaritet i humbur.
Gjithçka ka ndodhur në qarkun Jautepek, kur banorët lokalë të Santa Marija Ekatepeka kishin shkuar përreth pronës ku i kishin sulmuar kundërshtarët nga vendi San Lukas Ihkotepek.
"Për momentin numëruam 13 viktima, në mesin e të cilave ka edhe gra, dhe një të lënduar, si dhe një person i zhdukur", theksohet në kumtesën e autoriteteve lokale.
Përleshja agrare ndërmjet dy bashkësive daton që nga viti 1970.
Shteti Oahaka është një nga shtetet më të varfëra në Meksikë dhe ka shumë bashkësi autoktone dhe ka shumë përleshje të papërfunduara rreth tokave të cilat kohë pas kohe kalojnë në dhunë. Në maj të vitit 2002 në përleshjen ndërmjet grupeve kundërshtare kishin humbur jetën 26 persona, ndërsa më 1 korrik në përleshje ndërmjet banorëve lokal të dy bashkësive humbën jetën tre persona, ndërsa tre ishin lënduar.
Në odën lokale bujqësore janë regjistruar 364 përleshje bujqësore, prej të cilave 32 llogariten me rrezik të lartë./mia
