Botë
Vapë vdekjeprurëse në Japoni
18.07.2018 11:25
Shërbimi Meteorologjik i Japonisë paralajmëroi se Japonia është përfshirë nga një valë e nxehtë e rrezikshme, me temperatura afër 40 gradë...

Siç lajmëroi agjencia e lajmeve DPA, për shkak të vapës deri tani kanë vdekur të paktën gjashtë persona, ndërsa qindra kanë kërkuar ndihmë. Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, i cili është alivanosur në një ekskursion.
Temperatura në Tokio dje ka arritur 35 gradë, ndërsa në qytetin e afërt Kumagaja - 39 gradë. Temperaturat e larta kanë shkaktuar 12 rastet të vdekjes gjatë javës së kaluar, ndërsa afër 10.000 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Vala e nxehtë vjen pas përmbytjeve në pjesët perëndimore të Japonisë, ku kanë humbur jetën 220 persona./mia
