Maqedoni

Pesë persona të lënduar gjatë përmbysjes së një automjeti në autostradën në Kumanovë

18.07.2018 13:40

Pesë persona janë lënduar pasi automjeti motorik "Jeep" i drejtuar nga K.K.A.A. (1972) nga Egjipti...

Pesë persona janë lënduar pasi automjeti motorik "Jeep" i drejtuar nga K.K.A.A. (1972) nga Egjipti, i cili jeton në Holandë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anën e djathtë të rrugës së autostradës në vendkalimin kufitar Tabanoc - Kumanovë në drejtim të Kumanovës.
 
Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa është paraqitur në orën 15:30 minuta.
 
"Pas aksidentit me automjet të ndihmës së parë, shoferi dhe edhe katër bashkudhëtarë në automjetin e tij janë transferuar në Qendrën mjekësore në Kumanovë për t'u dhënë ndihmë mjekësore dhe nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime", theksojnë nga MPB-ja.
 
Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit inspektues nga Sektori për punë të brendshme Kumanovë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit./mia