Botë

Turqia e heq gjendjen e jashtëzakonshme

18.07.2018 14:38

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi e vendosur para dy vitesh pas grusht shtetit në korrik të vitit 2016, përfundon sot....

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi e vendosur para dy vitesh pas grusht shtetit në korrik të vitit 2016, përfundon sot, ndërsa Qeveria tani më propozoi ligj më të ashpër për luftën kundër terrorizmit.
 
Partia e përgjithshme opozitare republikane popullore (CHP) e kritikoi ligjin si përforcim i ligjeve për grusht shtet, në vend që të lirohet prej tyre.
 
"Procesi i grusht shtetit ende është në fuqi. Tani ato sjellin një ligj në Parlament, me qëllim që gjendjen e jashtëzakonshme ta bëjnë të përhershme", deklaroi lideri i CHP-së, Kemaë koliçdaroglu, para grupit parlamentar të partisë së tij.
 
Gjendja e jashtëzakonshme u vendos më 20 korrik të vitit 2016. Prej atëherë është vazhduar shtatë herë, çdo herë për periudhë prej tre muajve.
 
Vazhdimi i tanishëm skadon sonte në orën një sipas kohës lokale (mesnatë sipas kohës së Evropës së Mesme). Ende nuk dihet nëse Qeveria do të sjell vendim për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme ose thjeshtë do të lërë që ajo të skadojë.
 
Komisioni parlamentar nesër do të debatojë për ligjin për luftën kundër terrorizmit të cilin e propozoi Partia qeveritare e drejtësisë dhe zhvillimit (AKP) e presidentit Rexhep Taip Erdogan. Pritet që ligji të kalojë pa problem, sepse AKP-ja dhe aleati i saj ekstrem djathtist, Partia për lëvizje nacionaliste (MHP) siguruan shumicë parlamentare në zgjedhjet në muajin qershor.
 
Gjendja e jashtëzakonshme i mundësoi Erdoganit të qeveris me dekrete dhe i kufizoi të drejtat bazë. Me ndryshimet kushtetuese nga viti i kaluar, Erdogan tani është shef edhe i shtetit edhe i Qeverisë, ndërsa autorizimet e tij të gjera përfshijnë edhe mundësi për të qeverisur me dekrete./mia