Ekonomi

OEMVP: lojërat e fatit të përfshihen në ligj

18.07.2018 15:27

OEMVP kundërshton miratimin e Ligjit për parandalim të parave dhe financim të terrorizmit...

OEMVP kundërshton miratimin e Ligjit për parandalim të parave dhe financim të terrorizmit, arsye për këtë është mospërfshirja në ligj e pagesave të lojërave të fatit nëpërmjet xhirollogarive bankare.
 
Sipas ligjit, organizuesit e lojërave të fatit nuk kanë obligim të respektojnë rregullativat ligjore dhe sipas përfaqësuesve të Odës, kjo shkakton kundërefekt. 
 
“Jemi kundër një qasjeje që do të stimulojë kundërefekt, që është nga qëllimi i ligjit, në rastin konkret nga direktiva. Sipas po të njëjtës direktivë, sektori i lojërave të fatit paraqet potencial të rrezikshëm për larjen e parave, me ç’rast shteti ka obligim që në këtë sektor të zbatojë një masë që quhet analizë e klientëve për çdo transaksion të vetë, me vlerë prej 2000 euro ose më shumë. Në ligjin që është në fuqi tani për organizuesit e lojërave të fatit në përgjithësi, këto rregulla nuk vlejnë”,- tha drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.
 
OEMVP bëri edhe analizë të legjislacionit të BE-së dhe të vendeve kandidate dhe aty qartë shihet që Maqedonia nuk është shërbyer me praktikat e BE-së, sepse aty vlera maksimale e pagesave me para të gatshme arrin vlerën prej 10,000 eurove.
 
Kjo ulje drastike e shumës prej 15.000 në 2.000 euro do të vështirësojë bërjen e biznesit në vend, thonë nga Oda Ekonomike Veriperëndimore. 
 
REJHANE BUSHI METAJ