Takimi i liderëve, Zaev: Pres pajtueshmëri për referendumin
Kryeministri, Zoran Zaev, pret që në takimin e sotëm të liderëve të definohet gjithçka që ndërlidhet me referendumin....

Kryeministri, Zoran Zaev, pret që në takimin e sotëm të liderëve të definohet gjithçka që ndërlidhet me referendumin. Nga liderët e partive politike gjithashtu kryeministri kërkon të tregohen se janë pro integrimit në NATO dhe BE, si dhe për të krijuar një ardhmëri më të mirë për qytetarët.
“Pres që sonte ta definojmë temën e referendumit, ta caktojmë datën, ta definojmë çështjen e referendumit, karakterin e referendumit, KShZ-në dhe gjithçka që ndërlidhet me referendumin dhe gjithsesi pres të tregohemi se të gjithë jemi për në BE dhe në NATO dhe se të gjithë jemi në situatën e sigurimit të ardhmërisë së Maqedonisë dhe të qytetarëve”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Zaev u prononcua edhe për KShZ-në. Pas marrëveshjes nga takimit i liderëve, Zaev pret që Kuvendi do ta plotësojë KShZ-në, e cila u shpërbë për shkak të dorëheqjeve.
“Shteti nuk ka KShZ që nga fundi i vitit të kaluar dhe kjo duhet të realizohet. Ligjin të cilin e lëshoi qeveria për shkaqe pragmatike, institucionet dhe shteti duhet të funksionojnë, por unë shpresoj se parlamenti gjithsesi do të vendos ta plotësojë KShZ-në, për shkak të takimit të liderëve dhe marrëveshjes që duhet ta arrijmë në takimin e liderëve”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Zaev thotë se politikanët janë të obliguar ta respektojmë atë që së pari e presin qytetarët prej tyre, ta kryejnë obligimin që del nga kushtetuta dhe ligji, dhe në fund sipas tij, është arritur marrëveshje në muajin maj që të funksionojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, për të cilin, sipas tij, ka pajtueshmëri nga ana e liderëve të partive politike. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
