Kushtetuesja greke vendosi, hedh poshtë kërkesën kundër marrëveshjes

18.07.2018 17:31

Suspendimi i Marrëveshjes së Prespës, i cili u kërkua nga ana e “Federatës së shoqatave kulturore të maqedonasve”...

Suspendimi i Marrëveshjes së Prespës, i cili u kërkua nga ana e “Federatës së shoqatave kulturore të maqedonasve” dhe “Asociacionëve pan – maqedonase nga diaspora”, Gjykata Kushtetuese e Greqisë ka marrë vendim që ta hedhë poshtë ndërsa kërkesa për anulimin e saj do të shqyrtohet në fillim të dhjetorit.

Gjykata ka sjellë këtë vendim me arsyetimin se, në rast se marrëveshja nuk hyn në fuqi, në tërësi apo çdonjëra prej dispozitave në veçanti, atëherë ajo nuk obligon asnjërën palë në çfarëdo lloj mënyre. Në lidhje me letrat e dërguara nga Athina në NATO dhe BE, për të cilat organizatat thonë se do të sjellin Kuvendin grek para aktit të kryer, gjykatësit kanë sqaruar se askund nuk thuhet se proceset  konkrete do të përfundojnë para se të hyjë në fuqi marrëveshja.

Sipas organizatave greke, marrëveshja shkel nenin 27 të Kushtetutës greke, sipas të cilit para së të nënshkruhet ajo, nevojitet që paraprakisht të votohet në Kuvend, edhe atë me shumicë të zgjeruar sepse përfshin ndryshime të termit gjeografik.