Apeli konfirmon dënimin për Talevskën
18.07.2018 18:01
Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin me kusht për gazetaren, Ivona Talevska....

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin me kusht për gazetaren, Ivona Talevska, dhe e ka refuzuar ankesën e PSP-së.
I vetmi ndryshim është bërë në dënimin me të holla. Sipas Gjykatës së Apelit, dënimi i shqiptuar në para duhet të thuhet në euro në vlerën e denarëve, ndërsa jo vetëm në denarë. Bëhet fjalë për dënimin me 1000 euro.
Talevska është e akuzuar për evazion fiskal në lëndën “Tifani”. Me rastin e ankesave dhe pas obligimit zyrtar të Gjykatës së Apelit - Shkup e ka ndryshuar vendimin e gjykatës së parë për shkak të rregullave të kodit penal në pjesën e dhënies së vendimit sipas dënimit në para në lidhje me valutën e cila e njëjta është thënë.
