KE, vendosi: Kosova përmbush kushtet për liberalizim vizash
Komisioni Evropian morri vendim pë liberalizimin e vizave me Kosovën....

Komisioni Evropian morri vendim pë liberalizimin e vizave me Kosovën.
Ministri i migracionit Avramopulos pas vendimit tha se pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave.
Komisioni inkurajon Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin e dhënë. Avramopulos është shprehur optimist së Brukseli është shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt” Sipas tij, Kosova ka treguar përkushtim në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi është përshëndetur edhe nga presidenti I Kosovës Hashim Thaci I cili ka deklaruar se vendimi i Komisionit Evropian është ndër lajmet më të mira që kanë pritur populli i Kosovës me dekadë dhe përbën një moment historik, si dhe një njohje e përpjekjeve të angazhimeve shumë vjeçare për ta integruar shtetin e Kosovës në zemren e Evropës.
