Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në shenjë revolte lëshoi takimin e liderëve
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pas një ore bisedimesh në Klubin e Deputetëve....

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pas një ore bisedimesh në Klubin e Deputetëve me liderët e partive të tjera të pushtetit dhe opozitës, e lëshoi takimin e liderëve dhe kërkoi nga kryeministri Zaev që më së voni deri ditën e hënë të caktojë takim të ri liderësh me format të njëjtë të pjesëmarrësve me të gjitha partitë politike që kanë deputetët në Kuvedin Republikan.
VMRO nuk heq dorë nga kërkesat tash më të njohura për opinionin, Qeveri teknike, Ligj të ri për financimin e partive politike si dhe Ligj për Qeverinë, ka thënë Mickovski.
Nga VMRO kërkojnë garanci për zgjedhje korrekte kur do qoftë të mbahen të njejtat. Kjo sipas liderit të opozitës nuk nënkupton kushtëzim por janë kërkesa të njohura tash më qysh para disa muajsh.
Mickovski gjatë takimit ka shprehur revoltën e tij lidhur, siç tha sjelljen devijuese të deputetëve nga rradhët e LSDM-së për Kodin Zgjedhorë, të cilët qysh të martën propozuan të pësojë ndryshime me qëllim të zvogëlimit të shumicës së nevojshme për formimin e KSHZ-së.
