Takimi i liderëve, Zaev paralajmëroi një takim tjetër nesër në mesditë

18.07.2018 23:27

Maqedonia eshte ne pritje te tejkalimit të dallimeve mes pushtetit dhe opozitës....

Maqedonia  eshte ne pritje te tejkalimit të dallimeve mes pushtetit dhe opozitës  rreth mbajtjes me sukses tereferndumit si dhe formimit të KSHZ-së, tema kyçe ne bisedimet me partive politike ne takimin e organizuar te lidereve nga kryeministrit Zaev. Kreu i ekzekutivit Zoran Zaev pas perfundimit te takimit tha se eshte biseduar per shume teme ku ka dominuar ceshtja e formulimit te pyetjes se referendumit “A jeni per anetaresim ne NATO dhe BE me pranimin e marreveshjes me Greqine, si dhe per  ate se a duhet te jete referendum vetem konsultativ.

“Kete takim lideresh e ftuam qe te gjithe se bashku te merremi vesh dhe te perzgjedhim stabilitetin, sigurine dhe ardhmerine.dhe ne kete drejtim diskutuam edhe per  formulimin e pyetjes se referendumit“A jeni per anetaresim ne NATO dhe BE me pranimin e marreveshjes me Greqine, si dhe per  ate se a duhet te jete referendum vetem konsultativ. Ne moment kur kuvendi eshte para nje vendimi te rendesishem, a duhet qe referendumi te jete konsultativ, para se te merr vendim perfundimtare. Mendoj qe duhet qe vullnetin e qytetareve ta rrespekojne te gjitha partite politike” – tha kryeministri Zoran Zaev.

Kjo sipas kryeministrit Zaev  ishte tema per te cilen u diskutua me te gjithe lideret qe mbeten deri ne perfundimin e takimit.

Lideri i VMRO-së Hristijan Mickovski në shenjë revolte e lëshoi takimin e mbremshem  dhe kërkoi nga kryeministri Zaev që më së voni deri ditën e hënë të caktojë takim të ri liderësh me format pjesëmarrjeje  me 4 partitë më të mëdha politike që kanë më shumë  deputetë në Kuved, nga shumica dhe opozita qoft maqedonase apo shqiptare. VMRO nuk heq dorë nga kërkesat tash më të njohura për opinionin, Qeveri teknike, Ligj të ri për financimin e partive politike si dhe  Ligj  për Qeverinë.

“Si VMRO-DPMNE shprehëm revoltë serioze ndaj sjelljeve devijuese nga ana  partive në pushtet por dhe të  deputetëve të LSDM-së në Parlament të cilët gjatë ditës së djeshme në kundërshtim me rregulloren që deri më tani nuk ka qenë praktikë në jetën politike të Maqedonisë u konstatua nevoja për ndryshime në Kodin Zgjedhor edhe atë pa mbështetjen e partisë më të madhe opozitare me qëllim të zvogëlimit të numrit të deputetëve gjatë formimit të përbërjes së Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve  prej  një shumice me dy të tretat  në shumicë prej 61 deputetësh. Ne si VMRO-DPMNE shprehëm revoltën tonë për shkak të sjelljes së këtillë të deputetëve dhe treguam arsyet tona se pse e lëshojmë takimin  e e liderëve  të përbërë nga partitë politike parlamentare dhe u kërkojmë ndjesë atyre partive politike parlamentare të cilat nuk ishin pjesë e këtij takimi.  I bëjmë thirje kryeministrit, Zoran Zaev  duke filluar  që nga dita e nesërme, e më së voni deri të hënën të organizojë takim liderësh me formatin siç ka qenë deri më tani, që do të thotë të mos e kalojë formatin jo më shumë se 4 liderë partishë, respektivisht  ti ftojë partitë më të mëdha parlamentare nga blloku politik maqedonas pozitë dhe opozitë ashtu edhe në bllokun shqiptar, të ulemi të bisedojmë hapur dhe nga fillimi për të gjitha çështjet të cilat i paraprijnë nga fillimi i formimit të përbërjejes aktuale të  KSHZ-së,  dhe më pas edhe për formimin e përbërjes së re të KSHZ-së” – tha Hristijan Mickovski. 

Takimi i rradhes i lidereve do te mbahet te enjten ne  mesdite. (Merita Gashi, TVM2)