Botë
Përmbyset varka, 19 të vdekur, 25 shpallen të humbur
19.07.2018 12:20
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, 103 janë shpëtuar dhe 25 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e fundosjes së një varke me refugjatë në ujërat e Qipros turke...

Sipas Rojës Bregdetare të Qipros turke, një varkë me rreth 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenköy (Gialousa).
Pas incidentit, ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare kanë ndërhyrë, por bëhet e ditur se 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa 103 persona janë shpëtuar.
Zyrtarët njoftuan se vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 25 persona të cilët mbeten të zhdukur. Në punimet e kërkim-shpëtimit marrin pjesë edhe zyrtarët turq.
Refugjatët e shpëtuar nga varka e fundosur janë dërguar në Turqi.
