Botë
Nis evakuimi i shtatë mijë njerëzve nga dy fshatra në Sirinë Veriperëndimore
19.07.2018 14:43
Më shumë se shtatë mijë civilë dhe luftëtarë nga dy fshatrat shiite, lojale ndaj Qeverisë siriane në provincën Idlib, filluan të evakuohen mëngjesin e sotëm...

Fshatrat tanimë tre vite janë nën kontrollin e opozitës, ndërsa Qeveria siriane për kthim ka liruar nga burgu qindra kryengritës, bëjnë të ditur mediat shtetërore në Siri.
Banorët e fshatrave Al - Fu dhe Kefra po evakuohen konform marrëveshjes së arritur muajt e kaluar mes Qeverisë dhe kryengritësve. Më së paku 20 autobusë me kryengritës të liruar nga burgu, tanimë e kanë kaluar territorin që është nën kontrollin e opozitës.
Ndërkohë, më shumë se 120 autubusë dje kanë arritur në dy fshatrat shiite si dhe vetura të ambulancës.
Kryengritësit dhe negociuesit që i mbështet Irani kanë arritur marrëveshje për evakuimin e banorëve dhe lirimin e të burgosurve. /mia
