Maqedoni
“Mos fluturoni, pushoni!”, Spasovski: kujdes në komunikacion
19.07.2018 16:19
Në stinën e verës numri i aksidenteve në komunikacion gjithmonë shënon rritje dhe për të parandaluar këtë fenomen...

Në stinën e verës numri i aksidenteve në komunikacion gjithmonë shënon rritje dhe për të parandaluar këtë fenomen, MPB-ja dhe Këshilli republikan për siguri në komunikacion kanë filluar fushatën me moton “Mos fluturoni, pushoni!” me ndarjen e fletushkave në kufirin Tabanoc.
Ministri, Oliver Spasovski, pret që përmes fushatës të ulet numri i aksidenteve dhe të respektohen rregullat si nga vendasit por edhe nga turistët.
“Krahas të gjitha reformave, krahas të gjitha aktiviteteve të cilat i ndërmarrim për pajisjen dhe përmirësimin e kushteve për punën e policisë së Maqedonisë, punë kyçe është të kemi projekte përmes të cilave do ta përforcojmë vetëdijen publike, sepse nëse kemi qytetarë të cilët do të jenë partnerë, nëse kemi mysafirë të cilët hyjnë në Maqedoni, do të sillemi me përgjegjësi, duhet të kemi siguri në komunikacion”,- deklaroi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.
Fletushkat janë në gjuhën shqipe, angleze dhe maqedonase, dhe do të shpërndahen në kalimet kufitare dhe në pikat pagesore.
REJHANE BUSHI METAJ
