Ekonomi

Lidhja e Odës Ekonomike për Ndërtimtari: të mos anulohet miratimi i planeve të detajuara urbanistike

19.07.2018 17:00

Të ndërpritet anulimi tani më i miratuar i planeve të detajuara urbanistike, sepse kjo e vë në pikëpyetje sigurinë ligjore të investitorëve...

Të ndërpritet anulimi tani më i miratuar i planeve të detajuara urbanistike, sepse kjo e vë në pikëpyetje sigurinë ligjore të investitorëve, ndërsa dëmet e mëdha financiare, përveç tyre, i pësojnë edhe sektorët tjerë që lidhen me këtë sferë, si qytetarët të cilët kanë vendosur të blejnë banesa, bankat dhe vetë shteti, këtë apel e bëri Lidhja e Odave Ekonomike.
 
Sipas Odës Ekonomike për Ndërtimtari, me anulimin e planeve të detajuara urbanistike ekzistuese, praktikisht anulohet ndërtimi i objekteve të larta. Investitorët do të ndërpresin punimet në ndërtimtari dhe të njëjtit do të dështojnë.
 
Në të njëjtën kohë, kompanive, vendase dhe të huaja, u dërgohet sinjal që të mos investojnë kurrë në Maqedoni.
 
“Siguria ligjore nuk guxon të vihet në pikëpyetje, as të sillet në pasigurinë e investitorëve të cilët nuk kanë asnjë lidhshmëri me miratimin e planeve të detajuara urbanistike ose blerësve të pronës së patundshme dhe bankat të cilat i kanë dhënë kredit në bazë të fletës së parapronësore ose hipotekë”,- tha kryetari i Odës Ekonomike për Ndërtimtari, Ivica Jakimovski.
 
Kompanitë të cilat janë anëtare të Odës Ekonomike për Ndërtimtari, janë duke pësuar humbje. Afaristët ankohen se më sjelljen e këtij vendimi humbin miliona euro që kanë investuar në vend.
 
“Nuk kemi asnjë siguri ligjore të kapitalit. Kemi investuar miliona euro nëpër lokacione dhe ndërtim dhe e gjithë ky investim bije poshtë, vetëm për shkak të një kërkese “mbrojtjen e ambientit jetësor”, për shkak të së cilës anulohet plani i detajuar urbanistik, ndërsa ne nuk mundemi të dërgojnë as edhe ankesa”,- tha Zoran Azmanov nga “Nastell”.
 
Nga Lidhja e Odave Ekonomike për ndërtimtari thonë se asnjëherë nuk ka ndodhur deri tani të anulohet plani i detajuar urbanistik. Sipas të dhënave të kësaj ode, me anulimin e PDU-së ose moratoriumit, shteti shkakton dëm duke humbur më shumë se një miliard euro, ndërsa miratimi dhe sjellja e një planit të ri të detajuar urbanistik  është një proces kompleks që zgjat më shumë se dy vite.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU