Maqedoni

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të disa komunave të Shkupit

19.07.2018 20:04

Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Karposh, Çuçer Sandevo, Kisella Voda dhe Saraj...

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15 konsumatorët e ndërtesës nr. 5 në rr. Shekspirova në komunën e Karposhit, nga ora 1:00 deri në orën 14:00 konsumatorët e vendit të quajtur Çardak dhe një pjesë e fshatit Brazda  në komunën e Çuçer Sandevës dhe në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 16:30 konsumatorët e një pjese  të rr. Hristo Tatarçev rreth unazës së re në stacionin e fundit të autobusit me nr. 24,  në komunën Kisella Voda.
 
Ndërprerje të energjisë elektrike në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 10:30 do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Shishovë në rajonin e shtëpive të uikendit në komunën Saraj, ndërsa në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Shishovë, nga fshati deri te ura  në komunën e njëjtë./mia