Maqedoni
Micotakis: referendumi do të jetë i suksesshëm
20.07.2018 12:07
Lideri i opozitës greke, Kirijakos Micotakis, është kundër marrëveshjes së Prespës me të cilën u pranuan kombi dhe gjuha maqedonase...

Në intervistën e dhënë për “Zidojçe Cajtung”, Micotakis thotë se referendumi në Maqedoni do të jetë i suksesshëm. “Unë qartë e kam shprehur qëndrimin tim, se kjo marrëveshje për mua është e papranueshme.
Nëse ratifikohet Parlamenti grek, ratifikon marrëveshjen, atëherë unë do ta respektoj si obligim të shtetit”. Lideri i opozitës greke, Micotakis, ka shtuar gjithashtu se pavarësisht qëndrimeve të tij rreth kësaj çështje, partia e tij “Demokracia e re” do të jetë kundër marrëveshjes.
Micotakis ka thënë se zgjedhjet në Greqi duhet të mbahen pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin grek, duke shtuar se po të ishte ai në pushtet do të kishte një zgjidhje tjetër për këtë çështje.
Micotakis ka shtuar se Shkupi nga pala greke mori diçka që deri më tani asnjëherë nuk ka qenë e gatshme që ta japë, ajo është identiteti dhe gjuha maqedonase.
Anketat greke të cilat janë gjithnjë e më të shumta në Greqi në prag të zgjedhjeve, vazhdojnë t’i japin përparësi partisë së Micotakisit përballë partisë në pushtet “Siriza” të Ciprasit.
Ende nuk dihet se kur pritet të mbahen zgjedhjet në Greqi, para apo pas ratifikimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dh Greqisë.
