Maqedoni
Lëndohet më rëndë një fëmijë në moshën gjashtëvjeçare pas goditjes nga një automjet
20.07.2018 12:19
Një fëmijë në moshën gjashtëvjeçare është lënduar më rëndë në rrugën rajonale Hipodrom-Jurumleri...

Një fëmijë në moshën gjashtëvjeçare është lënduar më rëndë në rrugën rajonale Hipodrom-Jurumleri pasi u përplas nga një automobil.
Në këtë aksident fëmija mori lëndime të rënda trupore dhe është transportuar dhe mbajtur në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza".
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen e plotë të rastit./mia
