Botë
Turqia bombardoi caqe të PKK-së në Irakun verior
20.07.2018 14:24
Armata turke kumtoi se ka kryer sulme ajrore mbi caqe të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Irakun verior, njofton agjencia e lajmeve Anadolia...

Sulmet janë kryer mbi pozicione të PKK-së në rajonet Zap, Avashin Basjan dhe Hakurk.
Me këtë rast janë shkatërruar bunkerë dhe pozicione luftarake të PKK-së, e cila me dekada zhvillon luftë guerile kundër Turqisë dhe është shpallur organizatë terroriste dhe edhe nga SHBA-ja dhe nga Bashkimi Evropian.
Muajt e kaluar Turqia kreu seri operacionesh kundër forcave të kurdëve sirianë, të cilët pastaj i vazhdoi edhe kundër luftëtarëve kurdë në veri të Irakut./mia
