Prezantimi i projektit "Mbrojtja e markës tregtare të prodhimeve nga bashkëpunimi kufitar"
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot në Kërçovë do ta prezantojë Projektin "Mbrojtja e markës tregtare të prodhimeve nga bashkëpunimi kufitar", i financuar nga Bashkimi Evropian.............

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot në Kërçovë do ta prezantojë Projektin "Mbrojtja e markës tregtare të prodhimeve nga bashkëpunimi kufitar", i financuar nga Bashkimi Evropian.
Projektin do ta përcjellë Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore në partneritet me Entin shtetëror për pronësi industriale të Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorisë së përgjithshme për patentim të masave tregtare të Republikës së Shqipërisë. Duhet të realizohet për 18 muaj, ndërsa është në kornizat e Thirrjes së tretë për bashkëpunim kufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë - Programi IPA 2007-2013.
Aktivitetet e projektit do të realizohen në rajonin e Pollogut dhe jugperëndimor të Maqedonisë dhe do t'i përfshijë qytetet:Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Ohër nga ana e Maqedonisë, si dhe qytetet Korça dhe Dibra nga ana e Shqipërisë, thuhet në kumtesën e Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.