SHBA

SHBA: Babai vret 3 vajzat dhe gruan

05.08.2014 11:24

Pesë persona, mes së cilëve tre fëmijë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri brenda në një shtëpi në Culpeper, 70 milje në jugperëndim të Washingtonit, në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës..........

Nëna Shauna Washington është shqetësuar kur nuk ka parë në kishë mbesat e saj. Atëherë ajo shkoi në shtëpinë e vajzës së saj dhe kur ka thërritur jashtë derës nuk i është përgjigjur njeri, atëherë hyr me forcë brenda dhe pa një skenë makabre.

Pesë persona, mes së cilëve tre fëmijë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri brenda në një shtëpi në Culpeper, 70 milje në jugperëndim të Washingtonit, në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas ndërtimit të skenës së krimit nga ana e policisë, mund të bëhet fjalë për një vrasje dhe vetëvrasje.

Mendohet se një 35-vjeçar  ka vrarë gruan dhe fëmijët e më pas është vetëvrarë. Nga të dhënat paraprake mendohet se 35-vjeçari Clarence Washington ka qëlluar fillimisht me armë zjarri bashkëshorten Shauna, dhe më pas tre vajzat e tij, Omesha 13 vjeç, Onya 6 vjeç dhe Olivia 4 vjeç.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi.