Kulturë

Ademi: Ligji i ri për kulturë, deri në fund të vitit

20.07.2018 18:47

Ligji i kulturës është i vjetër 20 vjet dhe i njëjti duhet ndryshuar, tha ministri i kulturës, Asaf Ademi...

Ligji i kulturës është i vjetër 20 vjet dhe i njëjti duhet ndryshuar, tha ministri i kulturës, Asaf Ademi, sipas të cilit ky ligj është anakronik dhe nuk i pasqyron kërkesat e reja në standardizimin e kulturës.
 
Në strategjinë nacionale për zhvillimin e kulturës në vend, në periudhën 2018-2020, u theksua domosdoshmëria për marrëdhënie të reja në kulturë, para së gjithash miratimi i një ligji të ri. 
 
Për këtë arsye u mbajt debati publik për parashtrimin e ideve në rrumbullakimin e këtij ligji.
 
“U parashtrua kërkesa dhe nevoja për ndërrimin e Ligjit të kulturës, që është edhe sfidë që paraqitet edhe nga strategjia nacionale në  zhvillimin e kulturës. Prandaj shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjithë të interesuarit që t’i shprehin mendimet dhe idetë e tyre, që të kemi një bazë normative që do të ndikojë në stimulimin dhe  ndihëm për zhvillim e mëtutjeshëm të kulturës në RM”,- theksoi ministri i kulturës, Asaf Ademi.
 
Këshilltari i posaçëm në Ministrinë e Kulturës dhe koordinator i propozim-ligjit, Zllatko Teodosievski, shpalosi detajet nga përmbajtja e propozim-ligjit, ndërsa potencoi se ky është dokumenti i dytë më i rëndësishëm në sferën e kulturës pas strategjisë nacionale të miratuar muaj më parë.
 
“E para ishte strategjia nacionale, tani është ligji për realizimin e interesave publike në kulturë, që praktikisht në të gjitha segmentet më të rëndësishme buron nga konstatimet dhe përcaktimet e strategjisë nacionale. Kjo para së gjithash parasheh ndryshimin e emrit nga interesi nacional në interesi publik në kulturë, risi ose reformë në financimin e kulturës, para së gjithash në vetë Ministrinë e Kulturës, mënyrën e organizimit të konkurseve vjetoreve, mënyrën e vendimit dhe të tjera”,- theksoi koordinatori i ligjit, Zllatko Teodosievski.
 
Nëse ka interesim dhe nevojë, për t’u marrë parasysh të gjitha idetë dhe propozimet, do të mbahen debate publike në të gjitha qytetet e Maqedonisë, thotë Ademi. 
 
Ligji i ri për kulturë pritet që të miratohet deri në fund të vitit.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU